Osmani për seancën e seancës konstituive të Kuvendit: Së shpejti do të ketë një datë

28 mars 2025 | 13:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shumë shpejt do të bëhet publike data se kur do të mbahet seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Para mediave, e para e vendit nuk ka dhënë një datë të saktë, pasi ka thënë se ekipi i saj ligjor punon për të analizuar kohën e duhur, dhe se gjithçka do të bëhet brenda afatit kushtetues.

“Pak më parë ka ardhur shkresa zyrtare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Presidencën e Republikës së Kosovës, ku na njoftojnë me rezultatet e zgjedhjeve të certifikuara, në mënyrën se si ndahen ato ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

“Tani ka një afat prej 30 ditësh, është një afat kushtetues, një afat ligjor, i cili parashihet për thirrjen e seancës konstituive. Për momentin ekipi im ligjor është duke analizuar se sa mund të ketë nevojë për kohë, për përgatitjen e kësaj seance, në mënyrë që kur të thirret seanca të jetë e suksesshme. Të jetë i suksesshëm konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pra gjithçka do të bëhet brenda afatit kushtetues. Për momentin nuk mund të ju jap një datë, sepse dua të jem e saktë, por shumë shpejt do ta kemi edhe datën”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barazimi i fundit kundër Venezias, por mbi të gjitha ecuria…