Osmani për sulmet ndaj gazetarëve në veri: Qëllimet e Beogradit janë të fshehët e vërteta

27 dhjetor 2022 | 20:45

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit që po bëhen nga banda kriminale atje.

Osmani ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës nga bandat kriminale të mbështetura nga presidenti serb, Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.

“Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, është shprehur Osmani.

Kujtojmë se dje ekipi i Klan Kosovës është sulmuar në veri të vendit, ku si pasojë janë lënduar dy pjesëtarë të ekipit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes një veture dhe…