Osmani për të rinjtë që humbën jetën në Jabllanicë: Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!

02 shkurt 2025 | 09:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

“Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre.”

Ajo i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër. Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 2 shkurt 2007 emisari special për statusin e Kosovës,…