Osmani për vdekjen e politikanit gjerman: Kosova humbi një mik të shkëlqyeshëm
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e ka ngushëlluar popullin gjerman për vdekjen e politikanit Norbert Blüm.
Sipas saj, Kosova e ka humbur një mik të madh që qëndroi në anën e duhur të historisë.
“E pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Norbert Blüm. Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për popullin gjerman për humbjen e këtij njeriu të madh që qëndroi në anën e duhur të historisë – në kauzën tonë për liri. Kosova humbi sot një mik të shkëlqyeshëm dhe një përkrahës të vendosur. Le të prehet në paqe”, ka shkruar ajo në llogarinë vet në “Twitter”.
Kujtojmë se Norbert Blüm ishte një politikan gjerman i cili ka shërbyer si ligjvënës federal në North Rhine-Westphalia, kryetar i CDU-së dhe ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale. Ai ka qenë i vetmi anëtar i kabinetit që shërbeu në funksionin e tij për gjashtëmbëdhjetë vjet në kohën e Helmut Kohl si kancelar.
Sad to hear of Norbert Blüm’s passing. Our sincerest condolences to the German people on the loss of this great man who stood on the right side of history by suppor/ our cause to be free. Kosovo lost a great friend & a staunch supporter today. May he rest in peace. @GermanAmbKOS
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 24, 2020