Osmani për Vuçiqin: Ka rëndësi edhe me kë rrethohesh, me ministrin e Millosheviqit
30 maj 2022
| 13:46
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në Samitin për Demokraci të Evropës Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, ku po marrin pjesë edhe liderë të tjerë nga rajoni.
Por, Osmani në këtë samit ka thënë se duhet të merret parasysh se edhe me kë rrethohesh.
“Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por ka rëndësi edhe me kë rrethohesh. Nëse dikush ka qenë ministër i propagandës i Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë, ka rëndësi. Nëse autorët nuk marrin përgjegjësi për krimet e kryera, ka rëndësi”, ka thënë Osmani.