Osmani për zjarret në Shqipëri, Maqedoni e Greqi: Kosova, e gatshme t’i ndihmojë miqtë

10 gusht 2021 | 17:02

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur përkrahjen e vendit tonë për vendet e rajonit të cilat janë përfshirë nga zjarret.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka thënë se pamjet nga Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia janë zemërthyere.

“Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin, imazhet nga Shqiperia, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese.”

“Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë”, ka shkruar Osmani.

Më tutje, ajo ka rikujtuar se zjarrfikësit dhe trupat e FSK -së mbrëmë janë vendosur në Shqipëri për të ndihmuar në luftimin e zjarreve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
11.08.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë  …