Osmani përfaqëson Kosovën në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III

05 maj 2023 | 11:19

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, me ftesë të Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Irlandës Veriore, do ta përfaqësojë Kosovën në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit.

Pas ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit, Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për liderët botërorë në Buckingham Palace.

“Më 6 maj, Presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë, krahas krerëve shtetëror nga e gjithë bota, do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të Mbretit Charles III në Westminster Abbey, me çrast, Presidentja Osmani do t’i përcjellë urimet e popullit dhe institucioneve të Republikës, si dhe do të riafirmojë përkushtimin e palëkundur të shtetit tonë për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar”, ka njoftuar presidenca.

Më tutje është bërë me dije se Osmani, do të marrë pjesë edhe në pritjen që sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, do të organizojë për liderët botërorë.

Ftesa nga Mbreti Charles

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në konferencën…