Osmani përforcon Vushtrrinë
04 gusht 2021
| 11:44
Mbrojtësi i njohur në futbollin e Kosovës, Përparim Osmani ka nënshkruar marrëveshje me skuadrën e Vushtrrisë. Futbollisti i njohur me nofkën “Laçi” ka qenë pjesë e shumë klubeve në Kosovë, përfshi edhe Prishtinën.
“Përparim Osmani nënshkruan me Vushtrrinë. Mbrojtësi i krahut me tipare ofensive i lindur në Prishtinë (33 vjeç), me përvojë të madhe në futbollin kosovar, ish anëtar i shumë klubeve si KF Ferronikeli, FC Drita, FC Besa, FC Prishtina, KF Drenica dhe së fundi në KF Flamurtari, do të na ndihmojë në projektin tonë për rikthim. Ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe i urojmë suksese në objektivat tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Vushtrrisë.
/Epoka e re/