Osmani përfundoi konsultat me partitë politike

23 dhjetor 2020 | 17:18

U.d. presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj nr. KO 95/20, ka përfunduar takimet me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike u.d. presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

U.d. presidentja do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nominuar Enver Hoxhajn kandidat…