Osmani përkujton 22-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 22-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.
“Në mëngjesin e 14 majit të vitit 1999, në një sulm të planifikuar forcat policore e ushtarake serbe, mizorinë e tyre e shfaqën ndaj civilëve shqiptarë, duke vrarë 44 persona në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan”.
“Synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese. Trupat e të vrarëve u dogjën e pastaj u gjetën më 2001 në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë. Një proces gjyqësor ndaj të akuzuarve i nisur një dekadë më parë në Beograd ende nuk ka epilog.
Drejtësia është parakusht për paqe të qëndrueshme në këtë rajon. Autorët e krimit monstruoz duhet të marrin dënimin e merituar, viktimat të pushojnë në paqe, e familjarët të ndjejnë lehtësi”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.