Osmani përkujton 25-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit.
Osmani ka thënë se nuk do t’i harrojnë asnjëherë jetët e pafajshme të marra në mënyrë brutale, sikurse edhe ata që ranë për lirinë tonë.
“Më 27, 28 dhe 29 janar 1999, ndodhi një nga krimet më makabre në historinë e Kosovës – Masakra e Rogovës së Hasit. Forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, sulmuan brutalisht fshatrat Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës dhe masakruan 9 civilë, teksa në altarin e lirisë ranë edhe 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk do t’i harrojmë asnjëherë jetët e pafajshme të marra në mënyrë brutale, sikurse edhe ata që ranë për lirinë tonë! Në përvjetorin e kësaj masakre, kërkesa për drejtësi është e domosdoshme në mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten kurrë më! Qoftë i përhershëm kujtimi për dëshmorët dhe martirët e Rogovës së Hasit!”, ka theksuar Osmani.