Osmani përkujton 32 martirët e Nabërgjanit të Pejës: Në pritje të drejtësisë!
01 maj 2024
| 13:51
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kujtuar 32 civilët e fshatit Nabërgjan të Pejës, që janë vrarë nga forcat serbe 25 vjet më parë.
Osmani ka thënë se forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kishin për qëllim shfarosjen e shqiptarëve.
“Nuk ia arritën këtij synimi shovinist, ndaj Nabërgjani i ripërtrirë është në pritje të drejtësisë”, ka thënë Osmani.
E para e shtetit të Kosovës, ka theksuar se e vërteta dhe drejtësia janë obligim i yni kundrejt viktimave dhe familjeve të tyre.
“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka thënë Osmani.