Osmani përkujton masakrën në lagjen e ‘Boshnjakëve’ në Mitrovicë dhe atë në Sllovi të Lipjanit
15 prill 2022
| 17:03
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e masakrave në lagjen e “Boshnjakëve” në Mitrovicë dhe atë në Sllovi të Lipjanit.
Në lagjen e “Boshnjakëve”, forcat e regjimit gjenocidal serb ekzekutuan 23 civilë të pafajshëm, teksa në atë të Sllovisë, 45 civilë shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë në datat 15 e 16 prill 1999.
“Gjithnjë do ta kujtojmë të kaluarën, gjithmonë do t`i kujtojmë të rënët dhe çdoherë do të kërkojmë drejtësi për viktimat”, ka thënë Osmani.