Osmani përkujton të rënët në masakrën e Korishës: Qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e shqiptarëve
13 maj 2024
| 11:18
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Korishës.
Nga akti gjenocidal serb janë vrarë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.
Osmani ka thënë se “barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosja”.
“Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë”.
“Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka thënë Osmani.