
Osmani përkukujton të rënët në masakrën e Mejës: 376 jetë të pafajshme u morën mizorisht
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e Mejës, aty ku u vranë 376 njerëz nga regjimi i Serbisë.
Sipas Osmanit, “çdo person i vrarë e çdo person i zhdukur me dhunë gjatë luftës, çdo ëndërr e ndërprerë dhunshëm, është betim i yni për drejtësi”.
“Plagët që la pas kjo tragjedi janë ende të hapura, por dhimbja dhe vendosmëria jonë, janë bashkuar për të mos lejuar që e vërteta të harrohet”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Sot, me zemër të rënduar, e kujtojmë Masakrën e Mejës, njërën nga plagët më të thella të Kosovës. 376 jetë të pafajshme u morën mizorisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë, vetëm pse ishin shqiptarë.
Plagët që la pas kjo tragjedi janë ende të hapura, por dhimbja dhe vendosmëria jonë, janë bashkuar për të mos lejuar që e vërteta të harrohet.
Çdo person i vrarë e çdo person i zhdukur me dhunë gjatë luftës, çdo ëndërr e ndërprerë dhunshëm, është betim i yni për drejtësi.
Në këtë tokë të shenjtë të dhimbjes, mbjellim shpresën për një të ardhme me më shumë drejtësi dhe më shumë dinjitet.
Kujtimi për martirët e Mejës do të jetojë përjetë në zemrat tona.
Lavdi jetës dhe sakrificës së tyre!