Osmani përmbyll vizitën në ShBA me takimin me Madeline Albright
18 tetor 2019
| 16:52
Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka bërë me dije se ka përmbyllur vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një takim me ish-sekretaren e Shtetit, Madeline Albright.
Osmani e ka cilësuar të përzemërt takimin me Albright, e cila ka thënë se e ka frymëzuar shumë gra në mbarë botën.
“Nder i veçantë të përfundojë vizitën time në ShBA me një takim shumë të përzemërt me ish-sekretaren e Shtetit, znj.Madeline Albright, e cila përveç që u shndërrua në shpëtimtaren tonë në kohët më të rënda, po ashtu ka frymëzuar shumë gra anekënd globit që mos të dorëzohen kurrë para sfidave që dalin përpara”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/