Osmani: Përpjekjet e Vuçiqit për destabilizim të Kosovës do të dështojë

31 korrik 2022 | 23:14

“Masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie. Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi”, kështu ka reaguar presidentja Vjosa Osmani pas situatës së fundit në veri.

Ajo ka thënë se Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes.

“Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtar. Përpjekjet e Vuçiqit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij – Putinit, do të dështojnë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas…