Osmani: Përpjekjet për arritjen e marrëveshjes me VV-në më intensive se asnjëherë më parë
01 shkurt 2020
| 12:49
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se pas pak anëtarët e kryesisë së partisë do të mbajnë një takim të cilin e ka quajtur konsultativ, rreth përpjekjeve për arritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje me LVV-në.
Ajo para mediave ka thënë se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes VV-LDK janë më intensive se asnjëherë më parë.