Osmani përshëndetet me Hovenierin: Një diplomat, karriera e të cilit është lidhur ngushtë me Kosovën

27 dhjetor 2024 | 11:19

Presidentja së Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin lamtumirës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ka vlerësuar kontributin e tij për Kosovën, karriera e të cilit, siç tha ajo, është e lidhur ngushtë me historinë e vendit.

Osmani ka theksuar rëndësinë e angazhimit të ambasadorit në fazat më të rëndësishme të vendit, “angazhim i pandalshëm që 25 vjet për lirinë dhe pavarësinë tonë”.

“Një diplomat, karriera e të cilit është lidhur ngushtë me Republikën e Kosovës në shumë momente historike. Angazhimi i tij për lirinë dhe pavarësinë tonë ka qenë i pandalshëm që 25 vjet, duke vepruar si një diplomat i përkushtuar në mbrojtjen e së vërtetës. Fillimisht, si pjesë e ekipit të presidentit Ahtisaari, ai luajti një rol të rëndësishëm në procesin që çoi në propozimin e pavarësisë për Republikën tonë. Më pas, ai vazhdoi kontributin e tij gjatë gjithë procesit të shtet-ndërtimit deri te misioni i tij si ambasador. Ka qenë kënaqësi e veçantë që kemi bashkëpunuar gjatë këtyre tre viteve dhe kemi punuar në interes të qytetarëve tanë”, ka thënë presidentja.

Ajo ka kujtuar se si veprimi i tyre i parë së bashku me ambasadorin ishte vendosja e luleve te shtatorja e Ibrahim Rugovës dhe se sot po e përmbyllin këtë bashkëpunim në të njëjtën mënyrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë (ShBA), Jeffrey Hovenier,…