![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/gashi-3.jpg)
Osmani pezullon nga puna sekretarin e Zyrës së Presidentit
18 dhjetor 2020
| 15:17
Ushtruesja e detyrë së presidentes, Vjosa Osmani, e ka pezulluar nga puna sekretarin e Zyrës së Presidentit, Driton Gashin, me dyshimin për shkelje të rënda në detyrat e punës.
Pezullimi do të zgjasë deri në përfundimin e procedurave për shkeljet e supozuara.
Sipas dokumentit që ka siguruar “klankosova.tv” vendimi ka hyrë në fuqi më datën 15 dhjetor të këtij viti.