Osmani: Pjesëmarrja aktive e gruas në politikë, atribut i shoqërive moderne
Afirmimi i gruas në jetën politike është shumë i rëndësishëm për shoqëritë moderne. Kështu theksoi sot Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, gjatë takimit që e zhvilloi me ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny.
Me të kryekuvendarja Osmani bisedoi edhe për politikat të cilat Kosova po i ndjek për zhvillimin ekonomik të vendit.
Në këtë rrafsh, kryetarja Osmani dhe ambasadorja Hernmarck Ahliny u përqendruan veçanërisht në politikat të cilat shteti i Kosovës po i zhvillon në fushën e politikave mjedisore.
Osmani ka theksuar se përmirësimi i cilësisë së jetesës për qytetarët e vendit është prioritet i institucioneve të Kosovës, andaj sipas saj, Kuvendi i Kosovës do të përkrahë të gjitha iniciativat për përmirësimin e mëtejmë të politikave në interes të qytetarëve të vendit.
Ambasadorja e Suedisë shprehu kënaqësinë për zgjedhjen e Osmani tnë pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës , duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
/Epoka e re/