Osmani: Pjesëmarrja e grave në politikë, shtyllë kryesore e demokracisë
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) ka lansuar raportin mbi vlerësimin gjinor “Deficiti demokratik në Kosovë: Pjesëmarrja e plotë e grave”.
Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pjesëmarrja e grave në politikë është shtylla kryesore për një demokraci.
Ajo ka thënë se fokusi duhet të jetë në shkollimin e grave, në mënyrë që të fuqizohet zëri i tyre.
“Vetëm duke kuptuar gjendjen aktuale të grave shoqëria në përgjithësi ne mund të kemi një rrugë të drejtë për të arritur progres më të madh në këtë fushë. Pjesëmarrja e grave në politikë është shtylla kryesore për një demokraci. Është me rëndësi të diskutojmë si të ecim përpara. Ndryshimi po ndodh sepse qytetarët e kanë të qartë sepse ka rezultate direkte edhe në ekonomi. Ishin gratë që votuan për gratë. Pjesëmarrja e grave vazhdon me paragjykime të shumta. Fokusi ynë duhet të jetë në shkollim, edukim. Fuqizimi i zërit të tyre përmes platformave të ndryshme. Gjithëpërfshirja në vendimmarrje janë parakusht për politika të barabarta”, ka thënë Osmani, duke shtuar se mund të flasin për demokraci vetëm atëherë kur ka barazi të garantuar.
“Duke e kuptuar rëndësinë për përfaqësim të barabartë është e nevojshëm të shohim çështjet ekonomike. Ne kemi fatin të kemi gra dhe vajza jashtëzakonisht të përgatitura. Shumica e problemeve që përballen qytetarët ka të bëjë me punësim. Për atë na duhen njerëz më të ndjeshëm”, është shprehur Osmani.
Ndërsa Nancy Soderberg, drejtoreshë e NDI-së në Kosovë, ka thënë se pengesat më të mëdha për gratë mbetën partitë politike. “Suksesi i demokracisë së Kosovës varet nga pjesëmarrja e plotë e grave. Ky vlerësim nuk do të ishte i mundur pa partitë politike. Ky vlerësim i vitit 2021 vlerëson se ku ka arritur fusha progresit. Tani më kemi presidente femër për të dytën herë. Hulumtimet e NDI-së thonë se gratë janë më inteligjentë sesa burrat. Ende shumë ka për t’u bërë dhe Kosova ka nevojë për më shumë pjesëmarrje të grave. Pengesat më të mëdha për gratë ngelen në të gjitha partitë politike. Këto gjetje ofrojnë hartë për t’u mundësuar grave të jenë në pozitat udhëheqëse. NDI-ja po lason iniciativë që re në Kosovë për pjesëmarrje të grave. Demokracia në çdo vend është e vështirë por pa gratë është e pamundur”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, Christine Danton, drejtoreshë e zyrës për demokraci dhe qeverisje në USAID, ka thënë se kur gratë janë të përfshira në procese vendimmarrëse paqja është e garantuar.
“Është nder i madh për të lasuar raportin për vitin 2021. Kosova për herë të dytë po e zgjedh një presidente grua. Pjesëmarrja e grave ende nuk është arritur në nivelin lokal. Ky raport tregon punën që ka mbetur për t’u bërë dhe ka të bëjë me parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë cikleve zgjedhore gratë kufizohen për tu marrë për çështje të grave. Kur gratë janë të përfshira kemi paqe. Lansimi i vlerësimi është në kohën e duhur për të ecur tutje për zgjedhjet në tetor dhe është mundësi e mirë të kemi gra në procese vendimmarrëse. Kosova ka nevojë për një të ardhme prosperuese”, ka thënë ajo.
Më tutje, Christine Todd Whitman, guvernatore e New Jerseyt në ShBA, ja thënë se në çdo studim që është bërë ka rezultuar se kudo që marrin pjesë gratë, shoqëria është më e mirë.
Kurse Pranvera Lipovica, drejtoreshë e programit në NDI, ka thënë se zgjedhjet e fundit në Kosovë kanë rritur pjesëmarrjen e grave në proceset vendimmarrëse.