
Osmani përkujton martirët e masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe të Burimit të Malishevës
31 mars 2025
| 13:49
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Pastaselës së Rahovecit dhe atë në Burim të Malishevës
Një çerek shekulli më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen krime të tmerrshme kundër popullsisë civile në Kosovë.
“Më 1999, në Pastaselë të Rahovecit, 106 burra, gra dhe fëmijë u vranë e u masakrua brutalisht. E njëjta valë dhune vazhdoi në Burim të Malishevës, ku 42 civilë të pafajshëm u ekzekutuan pa mëshirë. Por kujtesa jonë nuk zbehet. Historia nuk mund të harrohet. Me përkushtim dhe vendosmëri, ne do të vazhdojmë ta mbrojmë të vërtetën dhe të kërkojmë drejtësi për viktimat e këtij gjenocidi”, ka thënë Osmani.