Osmani po e mëson frëngjishten në presidencë, uron Macronin në gjuhën e tij (Video)

14 korrik 2021 | 13:12

Me rastin e Ditës së Bastillës, presidentja Vjosa Osmani, ka uruar popullin francez në gjuhën e tyre amtare.

Ajo ka treguar se para pak ditësh ka nisur mësimet në gjuhen franceze.

Osmani ka shprehur urimet e saj përmes një videoje, ku i drejtohet presidentit francez, Emmanuel Macron dhe popullin të Francës, në gjuhën franceze.

Osmani ka thënë se dy popujt tanë kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi ndërmjet tyre është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe perspektivën e  saj evropiane.

Videon, presidentja e ka nisur me pamje nga zyra e saj, ku shihej teksa ushtronte me një mësuese leximin në frëngjisht.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU ‘Prishtina’ bën të ditur se…