Osmani: Po punohet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

14 gusht 2023 | 19:59

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se prezenca e Policisë Speciale të Kosovës në objektet komunale dhe rreth tyre në veri tashmë është zvogëluar.

Ajo ka bërë me dije se po vazhdon puna për plotësimin e infrastrukturës ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut nëpërmjet peticionit të qytetarëve.

Këtë deklaratë Osmanine dha gjatë takimit që pati me zv/ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay.

Në raport me zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend, presidentja Osmani diskutoi edhe për hapat konkret të ndërmarra nga institucionet e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit në përputhje me dakordimin në Bratislavë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot kryetarin e…