“Osmani po rreshtohet me partinë në pushtet, nuk po e respekton Kushtetutën“
Profesori universitar Muhamet Hamiti, dhe anëtar i kryesisë së LDK’së, ka reaguar pas shkarkimit të Valdete Dakës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Hamiti ka shkruar se presidenti i Kosovës ka për detyrë të sigurojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.
Ndërsa e ka cilësuar shkarkimin e Dakës nga Osmani si arbitrar, dhe rreshtim të presidentes me partinë në pushtet.
“Me shkarkimin arbitrar të kryesueses së KQZ-së, një institucioni të pavarur, Presidentja Osmani po e bën të kundërtën. Veçse po rreshtohet me partinë në pushtet”, ka shkruar Hamiti.
Postimi i plotë:
Presidenti i Kosovës duhet të sigurojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës sonë.
Me shkarkimin arbitrar të kryesueses së KQZ-së, një institucioni të pavarur, Presidentja Osmani po e bën të kundërtën. Veçse po rreshtohet me partinë në pushtet. Nuk po qëndron mbi palët, siç do të duhej të qëndronte, siç e kërkon Kushtetuta e Kosovës.