Osmani: Podujeva po bëhet qyteti i parë në Kosovë me pishinë gjysmë-olimpike publike
Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani ka thënë se Podujeva po bëhet qyteti i parë në Kosovë me pishinë gjysmë-olimpike publike.
“Në bashkëbisedim me sportistët dhe artistët e Llapit! Podujeva po bëhet qyteti i parë në Kosovë me pishinë gjysmë-olimpike publike, ndërsa qendra multifunksionale që është në ndërtim do të shndërrohet në një bazë për aktivitetet rinore dhe artistike të qytetit”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
E dyta në ministrinë e sportit, ka bërë me dije gjithashtu se Liqeni i Batllavës do të mirëpresë sportet në ujore Lojërat Mesdhetare. “Në Lojërat Mesdhetare 2030, Liqeni i Batllavës do të mirëpresë sportet ujore, duke sjellë investime që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës”, ka shtuar Osmani.
/Epoka e re/