Osmani: Policia, gardiane e sigurisë dhe mbrojtjes së sovranitetit

06 shtator 2023 | 13:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 24-vjetorit të themelimit.

Ajo ka thënë se “6 shtatori shënon një moment historik, të rëndësishëm në historinë e Kosovës – ditën e themelimit të Policisë së Kosovës”.

“Sot Policia e Kosovës është shndërruar në një simbol të përkushtimit, guximit dhe profesionalizmit të palëkundur për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve, pa dallim. Ata janë gardianë të sigurisë sonë, të mbrojtjes së sovranitetit të Republikës”, ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit, gra e burra të Policisë së Kosovës janë kurdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate.

“Gra e burra të Policisë së Kosovës janë kurdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate, për ta ofruar ndihmën e tyre dhe për ta mbrojtur rendin dhe ligjin, ndaj një falënderim i përzemërt për secilin prej tyre! Zotimi, përkushtimi dhe profesionalizmi juaj, janë shpresë dhe garanci për qytetarët e Kosovës për një mjedis të qetë dhe të sigurt! Urime dita e themelimit të Policisë së Kosovës”, ka theksuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Milan Skriniar u transferua këtë verë nga Interi te…