
Osmani: Populli ynë mbetet i përkushtuar ndaj vlerave demokratike
19 mars 2025
| 13:31
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në “World Forum” në Berlin.
Ky organizim ka mbledhur kampionë global të demokracisë, pikërisht aty ku para 35 vjet rënia e Murit të Berlinit shënoi një moment përcaktues për demokracinë në mbarë botën.
Osmani ka thënë se demokracia është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit, por nuk është e vetëqëndrueshme ajo është vepër e çdo brezi, e ndërtuar dhe e forcuar ditë pas dite.
“Në Kosovë, këtë e kuptojmë më së miri. Demokracia për ne nuk është vetëm njëra nga opsionet – është opsioni i vetëm, sepse e dimë se çfarë sjell mungesa e saj-shkatërrim, vuajtje dhe humbje jete. Prandaj, populli ynë, mbetet i palëkundur në përkushtimin ndaj vlerave demokratike”, ka thënë Osmani.