Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Arabisë Saudite

08 tetor 2021 | 16:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të premten në takim ambasadorin e ri, jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Kosovës, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Presidentja Osmani e uroi ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Kosovë.

Ajo ka shprehur falënderimin për mbështetjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite në fushën diplomatike dhe zhvillimore të dhënë ndër vite për Republikën e Kosovës.

Presidentja Osmani ka shprehur besimin se në periudhën vijuese do të ketë intensifikim të raporteve ndërshtetërore që do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, sidomos në fushën ekonomike e tregtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…