Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Letonisë
18 dhjetor 2023
| 16:40
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar të hënën letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Letonisë në Republikën e Kosovës, Elita Kuzma, të cilën e ka uruar për detyrën.
Në takim me ambasadoren Kuzma, presidentja Osmani ka shfaqur besimin për thellimin e mëtejmë të raporteve ndërmjet të dy shteteve gjatë mandatit të ambasadores.
Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka theksuar se shtetet baltike i konsiderojmë partnerë strategjik, sidomos në fusha si mbrojtja e siguria, po ashtu edhe teknologji informative e digjitalizim.
Ajo ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Letonia i ka ofruar Kosovës në BE dhe në NATO.