Osmani pranon ‘Çelësin e Qytetit’ nga kryetari i Tiranës

18 dhjetor 2020 | 13:17

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në takimin me Veliajn, Osmani ka diskutuar edhe për mundësinë e ngritjes së një shtatoreje të presidentit Ibrahim Rugova në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Osmani para takimit me të parin e Tiranës, është takuar me të kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, i cili i ka dhënë mbështetje votimit të Rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Basha po ashtu ka thënë se me të marrë pushtetin në zgjedhjet e reja do ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…