Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës

03 tetor 2022 | 15:24

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës, Nipon Petchpornprapas, të cilit i ka uruar mirëseardhje.

Na takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, si dhe zhvillimet politike në Kosovë, rajon e më gjerë.

Presidentja Osmani ka vlerësuar se Tajlanda është një partner i fortë bilateral dhe aleat i Kosovës dhe ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e deritashme nga shteti i tij.

Sipas presidentes, Kosova është e interesuar për forcimin e marrëdhënieve tregtare me Tajlandën.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Petchpornprapas në takim kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve në sfera të ndryshme, përfshirë tregtinë, turizmin, kulturën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka nisur të hënën…