Osmani pranon urime nga homologët e saj nga Italia dhe Japonia

10 mars 2020 | 16:37

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letra urimi nga presidenti i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, Roberto Fico, nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Oshima Tadamori, dhe nga presidentja e grupit ndërparlamentar për miqësi Francë-Ballkani Perëndimor në Senatin Francez, Marta de Cidrac.

Në letrën e tij dërguar kryetares Osmani, presidenti Roberto Fico, ka thënë që shpreson që marrëdhëniet mes Parlamentit të Italisë dhe Kosovës do të avancohen edhe më tej. Njëkohësisht ai e ka ftuar kryetaren Osmani për një vizitë në Itali.

Kryetari Oshima Tadamori, në letrën dërguar kryetares Osmani, ka thënë se pret që bashkëpunimin e mirë mes Kosovës dhe Japonisë ta avancojë edhe më tej.

Ndërsa presidentja Marta de Cidrac, e ka uruar kryetaren Osmani në emër të të gjithë kolegëve të saj senatorë dhe në kapacitetin e saj si presidente e grupit ndërparlamentar të miqësisë Francë-Ballkan Perëndimor në Senatin Francez.

Ajo ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve midis Francës dhe Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në aktivitetin…