Osmani: Presim fitore ndaj Drenicës

01 nëntor 2019 | 11:56

Futbollisti me përvojë të madhe në skuadrën e Llapit, Labinot Osmani, ka thënë për “Epokën e re” se synim i skuadrës nga Podujeva është rikthimi te fitoret.

“Ne do ta japim maksimumin në këtë ndeshje për fitore dhe për rikthimin e rezultateve. Ne nuk mendojmë për hakmarrje për humbjen në ndeshjen e parë, por do të përqendrohem që t’i arkëtojmë tri pikë të plota. Mungesë të vetme në këtë ndeshje, për shkak të kartonëve, e kemi Benjamin Eminin”, ka deklaruar Osmani.

Ndeshja Llapi-Drenica zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pasi ka bërë homazhe para…