Osmani pret në takim ambasadorin amerikan, këto ishin temat e diskutimit
26 janar 2023
| 20:01
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Presidenca ka njoftuar se në takim me ambasadorin Hovenier, Osmani ka biseduar për zhvillimet e fundit, bashkëpunimin bilateral dhe rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.