Osmani pret në takim ambasadorin gjerman, flasin edhe për zbatimin e çështjeve të dakorduara në Bratisllavë
08 gusht 2023
| 19:22
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Siç njofton Presidenca, në takim u diskutua edhe për punën që po bëhet për zbatimin e çështjeve të dakorduara në Bratisllavë.
Presidentja Osmani ka vlerësuar bashkëpunimin me Gjermaninë dhe ka konfirmuar partneritetin e palëkundur ndërmjet të dyja vendeve.
Në këtë takim, presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde, gjithashtu kanë diskutuar edhe për edicionin e sivjetëm të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.