Osmani pret në takim Escobarin, temë diskutimi dialogu dhe situata e fundit në veri

23 gusht 2022 | 19:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Presidenca ka njoftuar se në takim me Escobarin, presidentja Osmani diskutoi për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit, me theks të veçantë në veriun e Kosovës.

“Presidentja ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”.

“Presidentja Osmani ka theksuar se prioritet i institucioneve të Kosovës është zbatimi i ligjit dhe në këtë kontekst ka potencuar se vendimet e institucioneve të Kosovës janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe nuk drejtohet kundrejt asnjë komuniteti”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Sipas presidentes Osmani, institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i tyre reflekton frymën kushtetuese të vendit dhe vlerat demokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Anisa Bahiti Ngjarja me 2-3 rusë apo ruso-ukrainas të…