Osmani pret në takim kryeparlamentaren sllovene
01 korrik 2024
| 14:52
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.
Paraprakisht, Klakoçar Zupançiq është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për medie.
Pas Osmanit, kryeparlamentarja e Sllovenisë do të mirëpritet edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.