Osmani pret në takim Lajçakun
30 janar 2024
| 14:52
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të martën përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak.
Lajçaku për disa minuta është detyruar që të pres në shkallë, derisa është përgatitur presidentja Osmani.
Mediet në këtë takim janë lejuar që të marrin pamje vetëm ne fillim të takimit.
Po ashtu gjatë ditës Miroslav Lajçak, do të pritet në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Lajçaku të hënën ka qëndruar edhe në Serbi, ku ka zhvilluar takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. /EO