Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë
05 shkurt 2024
| 11:41
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.
Pas takimit, Osmani dhe Pistorius do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, ministri gjerman do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Po ashtu pas dite, ministri Maqedonci, dhe ministri Pistorius do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSh).