Osmani pret në takim një grup të grave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

15 nëntor 2022 | 19:41

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim një grup të grave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, të shoqëruara nga përfaqësuese të qendrës Concordia në Prizren.

Presidentja Osmani u informua rreth punës dhe projekteve të qendrës Concordia, e cila është e fokusuar në përkrahje të fëmijëve dhe grave nga komunitetet e margjinalizuara në Kosovë.

Qendra punon kryesisht me pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Presidentja u informua edhe me fushëveprimin e organizatës në përkrahje të fëmijëve dhe grave të këtyre komuniteteve përmes shërbimeve të ndryshme psiko-sociale dhe edukative.

Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e saj të palëkundur dhe të Presidencës së Republikës në mbështetje të komuniteteve të margjinalizuara, me theks të veçantë fëmijët dhe gratë, duke përmendur rëndësinë e një shoqërie me mundësi të barabarta për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e parë të vizitës në SHBA, kryetari i LDK-së,…