Osmani pret në takim Talat Xhaferin
06 mars 2020
| 16:51
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.
Në takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve në sferën e shkëmbimit të përvojave parlamentare, proceset integruese dhe në nismat rajonale.
Një shkëmbim i tillë i përvojave u vlerësua me një interes të veçantë edhe për shkak të afërsisë gjeografike.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se zyrtarizmi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO i kontribuon paqes dhe stabilitetit të sigurisë në rajonin tonë.
/Epoka e re/