Osmani pret në takim tre policët që u kidnapuan në veri nga Serbia

05 korrik 2023 | 18:17

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim policët e Kosovës Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, të kidnapuar nga Serbia dhe të liruar ditë më parë.

Në takim me policët, presidentja Osmani ju ka uruar mirëseardhje policëve dhe në të njëjtën kohë ka falënderuar gjithë Policinë e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurt dhe të qetë.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka theksuar presidentja Osmani.

Të tre policët kanë falënderuar presidenten Osmani për pritjen dhe shprehën përkushtimin për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë me 4 korrik të këtij viti,…