Osmani pret Ramën: Si Komandante Supreme, FSK-ja do ta ketë mbështetjen dhe gatishmërinë time të plotë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim Komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, me të cilin diskutuan në thellimin e bashkëpunimit.
Osmani Sadriu në fjalën e saj para të pranishmëve, u shpreh se si Komandante Supreme, FSK-ja do ta ketë mbështetjen dhe gatishmërinë e saj që në mënyrë të suksesshme të arrihet dhe tranzicioni i Forcës, në ushtri.
“Do të vazhdojë të mbesin shembull i besueshmërisë. Dua t’i falënderoj FSK-në për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritanishëm”.
“Tash e tutje si Komandante Supreme e FSK-së, ju ofroj gjithë mbështetjen time, gjithë gatishmërinë që të bashkëpunojmë, që të kemi mbështetjen e nevojshme buxhetore që ky tranzicion të përfundojë me kohë. Natyrisht që të sigurojmë mbështetje bilaterale që FSK të arrijë avancimin e saj në secilën organizatë veç e veç”.
“Faleminderit për bashkëpunimin e deritashëm dhe mezi pres që ky bashkëpunim të thellohet tash e tutje”, ka thënë Osmani Sadriu.