Osmani pret takim Kurti-Vuçiq gjatë këtij muaji

04 korrik 2022 | 13:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pret që gjatë muajit korrik të mbahet takimi i ri midis dy bartësve të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një konference për media në Slloveni, shtet në të cilin më 4 korrik ka nisur vizitën dyditore, Osmani ka theksuar se Kosova gjithmonë ka qenë konstruktive dhe është angazhuar në mënyrë aktive në dialog.

Sipas saj, në këtë proces, Prishtina ofron propozime për të kontribuar në përforcimin e paqes në rajon.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, procesi po vazhdon, ka pasur takime në nivel të kryenegociatorëve dhe shumë shpejt, besoj gjatë korrikut – por, kjo varet nga lehtësuesit evropianë – ne do të kemi po ashtu një takim në nivel të liderëve. Por, procesi ka vazhduar, ka qenë konstant dhe shumë dinamik dhe po ashtu ka rezultuar në marrëveshjen për udhëzuesin në energji, që mendoj se është një arritje e madhe në proces. Po ashtu ka zhvillime pozitive në çështjen e të zhdukurve me dhunë që është një rrugë e rëndësishme drejt paqes dhe pajtimit në mbarë rajonin”, ka thënë Osmani, raporton REL.

Ajo këtë deklaratë e bëri gjatë konferencës së përbashkët për media në homologun e saj slloven, Borut Pahor, i cili kërkoi si nga Kosova, po ashtu nga Serbia që të ringjallin dialogun që ka nisur më 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E krahasojnë me Messin, Qëndresa Krasniqi, futbollistja nga Kosova që…