Osmani pritet me ceremoni shtetërore në Shqipëri, takohet me Metën

16 dhjetor 2020 | 16:52

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e ka nisur të mërkurën vizitën treditore në Shqipëri.

Pritja me ceremoni shtetërore i është bërë Osmanit në Pallatin e Brigadave nga homologu i saj, Ilir Meta.

Osmani i ka dhuruar Metës një dekoratë me lulet që simbolizojnë dhunën seksuale.

Më pas, ata të dy do të dalin me një konferencë të përbashkët për media në orën 17:00.

Ndërsa të enjten më 17 dhjetor, Osmani do të takohet me homologun e saj, kryekuvendarin Gramoz Ruçi dhe do të vendosë kurora lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Po ashtu, presidentja në detyrë do të mbajë fjalim në Kuvend.

No description available.No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Do të jetë e vështirë ta bindin, por në Barcelonë…