Osmani pritet me nderime shtetërore nga Gjukanoviqi

07 shkurt 2023 | 11:16

Me nderime të larta shtetërore është pritur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga homologu i saj presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Osmani është duke qëndruar në Podgoricë me ftesë të homologut të saj, ndërsa do të takojë edhe kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, raporton “RTKlive”.

Në ditën e dytë të vizitës, presidentja e Republikës së Kosovës do të vizitojë Komunën e Tuzit dhe Ulqinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka…