Osmani pritet në Paris nga homologu francez
04 tetor 2024
| 15:21
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në Paris nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Me këtë rast, Osmani e cila po merr pjesë në samitin e Frankofonisë, ka thënë se Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare.
“Pritja nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe sekretarja e përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Louise Mushikiwabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë. Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.