
Osmani pritet të takohet sot me Sejdiun, Pacollin dhe Jahjagën
13 prill 2021
| 11:16
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të takojë sot (e martë) ish-presidentët: Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ish-presidentët: Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli. Mediet: Pamje. Komunikatë pas takimit. Vendi: Kabineti i presidentes”, la njoftuar Presidenca.